Përshkoi botën me vite, e në fund vendosi që atë çka syri i tij pa ta pasqyrojë në fotografi, e libër.
Bëhet fjalë për ekspozitën e profesorit, Luan Tashi, për portretet e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, gjatë shekujve.
“Libri është një libër voluminoz që ka 680 faqe dhe ka mbi 500 portrete këtu i kemi vetëm 65 artefakte. Pasi shumica e popullit s’ka mundësi më ble këtë libër kom vendos që të ofrojmë këto artefakte pa pagës përmes ekspozitës. Ne fillim kur kemi vendos për datën, ne kemi vendos që të duhet të mbajmë në muajin shkurt që të lidhim Skënderbeun me Pavarësinë e Kosovës”, tregon Tashi për portalin arbresh.info.
E ndarë në gjashtë cikle, secila me domethënie më të rëndësishme se tjera, një ekspozitë e tillë është e para e llojit të tillë në botë, vazhdon rrëfimin Tashi.
“Ne i kemi ndarë gjashtë cikle e para janë dorëshkrimet tij, dorëshkrimet janë më cilësi të lartë, në ciklën e dytë janë dy vulat e Skënderbeut, pastaj i kemi portrete e para të Skënderbeut të vitit 1455 të skalitur në gurë. Një ekspozitë e tillë është e para në botë ku i kemi të gjitha artefaktet e vjetra të Skënderbeut”, thotë profesor Tashi.
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës vazhdojnë të jenë të ekspozuara 65 vepra nga artistë evropian dhe shqiptarë si: dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, monedha, medalje dhe pulla postare etj.
Për t’i mbledhur këto artefakte ju deshën vite, dhe pati fatin të shkelë në muze të ndryshëm nëpër botë.
Por duket se Parisi la gjurmë për artistin Tashi.
“Kur kam shku në Paris, dhe kur e kam pa për herë të parë pikturën origjinale mua mu kanë mbush sytë më lot”.
Ekspozita e llojit të tillë duket se nuk do të mbaroj vetëm me Kosovën.
Luan Tashi, bënë të ditur se pas Kosovës vendi tjetër i prezantimit të ekspozitës do të vazhdoj në trojet ku ka shqiptarë.
Shkupi, Tetova, Shqipëria e deri në Zagrep, artefaktet që tregojnë për periudhën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do të jenë udhërrëfyes për artdashësit.
Vetëm deri më 8 mars në Galerinë Kombëtare do të mund t’i shihni veprat artistike me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skënderbeut, 13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arkitekti shqiptarë Andrea Aleksi, lat. Andreas Alexius të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Skënderbeut të skulptorit shqiptarë Bujar Vani të vitit 2022./V.Selimi/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...