161 specialistë kanë nënshkruan kontratat, pas përfundimit të konkursit dhe kalimit të të gjitha procedurave ligjore për fillimin e punës në institucionet shëndetësore.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ka marrë pjesë në këtë ceremoni, tha se askujt nuk do t’i mohohet e drejta e avancimit dhe se asnjë mjekë nuk do të mbetet i papunë.
“Jemi me specialistët e punësuar dhe që nga ky moment dhe asnjë mjek i papunë nuk guxon të jetë ne Kosovë”.
“Unë besoj në punën e tyre dhe profesionalizmin e tyre dhe shprehsh që do të jetë imput i fuqishëm dhe ne po e përmbushim një obligim”.
Drejtori i ShSKUK-së Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga specialistët që të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve, raporton EO.
“Është një ditë e mirë për të gjithë kjo u bë falë angazhimit të ministrit që ndihmuan procesin e rekrutimit të specialistëve”.
“Krahas menaxhimit të pandemisë ne kemi arritur të fusim edhe shërbime të reja shëndetësore, ne presim nga specialistët e rinj që të japin kontributin e tyre”.
Specialisti i Urologjisë Bashkim Gllareva, pati fjalë të mira për Zemaj, duke e cilësuar si ministrin më të mirë që pengoi ikjen e mjekëve nga Kosova.
“Ju do të mbeteni një nga ministrat më të suksesshëm, dhe keni ndal ikjen e mjekëve nga Kosova”.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...