Familja Kajtazi nga Prishtina kërkon që vajza e tyre 16 vjeçare I.K të kthehet në shtëpi. Sipas familjarëve, ajo nga ora 19:00 e ditës së shtunë të 26 janarit të këtij viti po mbahet me dhunë nga 19 vjeçari Shaban Neziri me pseudonimin “Lumi”.
Nëna e të miturës, Lajde Kajtazi në një prononcim për arbresh.info pretendon se vajza e saj është kërcënuar që të mos kthehet në shtëpinë e saj.
Madje ajo pohon se vajza e saj është duke u mbajtur nën ndikimin e lëndëve narkotike.
“Rasti im është kidnapimi i vajzës. Prej të shtunës jemi duke u përballur me këtë rast. Askush nuk po ndërmerr asgjë, përveç avokatit Tomë Gash , sepse ne nuk na ka marrë parasysh policia. Fëmijën e kemi te një familje kriminale, kidnapuese e të droguar”, pretendon Kajtazi.
Ajo shton se vajza e saj është mashtruar nga familja Neziri dhe tani po mbahet aty nën ndikimin e dhunës dhe kërcënimeve.
Nëna e 16 vjeçares thotë se bashkëshorti i saj, Matej Kajtazi kishte shkuar te familja Neziri për ta parë vajzën e tyre, mirëpo kjo ishte pamundësuar nga familja Neziri, e cila e kishte lajmëruar policinë me pretendimin se Kajtazi ishte i armatosur.
“E ka mashtruar. Më herët e kemi hetuar vajzën diçka se nuk është puna mirë, dhe se e ka droguar dhe është nën ndikimin e kërcënimeve. Ajo nuk guxon me thënë se nuk e du, ajo thotë e du, nuk kthena, është nën kërcënimin e familjes së djalit. Burri ka shku te shpija për me bisedu me vajzën, por ata ja kanë thirr policinë me pretendimin se ka qenë i armatosur dhe vajzën s’e kanë lënë me dal mu pa me babën e vet”, ka thënë Kajtazi.
Sipas saj, edhe pse rasti ishte lajmëruar menjëherë atë natë në Policinë e Kosovës, dy ditë më vonë ka nisur të hetohet rasti, kjo pasi familja Kajtazi ka angazhuar mbrojtësin e saj, avokatin Tomë Gashi.
“Policia po na thotë se vajza me dëshirë po qëndron atje, mirëpo vajza është e re. Kur e kam pa vajzën time nuk e kam njohur, ishte e droguar, nuk ishte në gjendje dy fjalë t’i thotë, nuk kthehem në shtëpi më, kështu e kishin mësuar ata të fliste”, është shprehur ajo, duke shtuar se nuk do të ndalet deri sa vajza e saj të kthehet në shtëpi.
Ajo po ashtu pohon se e familja e djalit, për të cilët pretendon se po e mbajnë me dhunë vajzën e saj është një familje me vepra penale.
Në anën tjetër, zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë pohojnë se në këtë rast nuk ka asnjë shkelje ligjore.
Sipas zëvendës kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha rasti më shumë ka të bëj me probleme ndër fetare, ku vajza i takon besimit katolik dhe djali atij musliman.
“Ne e kemi vlerësuar se nuk ka vepër në këtë rast. Me vet dëshirë ka shkuar. Ky rast më tepër ka të bëj me çështje ndër fetare, pasi djali është musliman dhe vajza katolike. Nëse janë mbi 16 vjeç dhe duan të bashkëjetojnë askush s’mund t’i ndal”, është shprehur Berisha.
Megjithatë, rasti sipas tij ende është në procedurë e sipër.
Ndërkohë edhe në kërkesën e mbrojtësit të familjes Kajtazi, avokatit Tomë Gashi drejtuar organeve të ndjekjes thuhet se e mitura I.K është duke u mbajtur me dhunë dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike në shtëpinë e Shaban Nezirit.
Në kërkesën e avokatit Gashi thuhet se asnjëherë nga data kur e mitura është larguar nga shtëpia e saj, policia nuk e ka marrë për bazë kërkesën e prindërve të vajzës që ajo të kthehet në shtëpinë e saj. Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?