Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente që i ka gjetur në Ferizaj.
Sipas njoftimit, më 08.08.2024, rreth orës 22:30, 16-vjeçari B. Gashi kishte gjetur portofolin dhe menjëherë e ka njoftuar policinë, duke e dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Shuma e parave në portofol ishte 625 euro, së bashku me dokumentet e tjera.
Pronari i portofolit, F. B., ka paraqitur rastin dhe pas verifikimit të identitetit të tij në prani të policisë, janë kthyer paratë dhe dokumentet. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për veprimin e tij human dhe shembullor./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...