16 persona të lënduar në një aksident në Grabanicë të Klinës

20:34 | 20 Mars 2022
A. B.

Një aksident ku janë përfshirë 4 vetura ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

Si pasojë janë lënduar 16 persona, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë dhe me vetura private në Spitalin Regjional të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore dhe janë duke u marrë me rastin, tha Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme