16 mijë e 199 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, deri tani në vend 374 mijë e 190 doza të vaksinës janë administruar.
256 mijë e 808 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.
117 mijë e 382 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës. Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që nga kjo e fundit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që shëndeti i tyre të mos rrezikohet as nga varianti Delta i këtij virusi i cili është prezent në Kosovë./arbresh.info/
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...