Serbët kanë vazhduar të ndërtojnë shtëpi në lagjet shqiptare në veri të Mitrovicës me gjithë kundërshtimin e shqiptarëve. Në lagjen “Kroi i Vitakut” synohet të sillen serbë, të cilët nuk kanë jetuar asnjëherë në atë pjesë, ndërkohë që shqiptarëve nuk u është lejuar t’i rindërtojnë shtëpitë e djegura e të rrënuara gjatë luftës.
Qeveria e Kosovës me projekt për rindërtimin e 300 shtëpive në veri të Mitrovicës
E ndërkaq para pak kohësh përfaqësues të lagjes “Kroi i Vitakut”, të pezmatuar dhe të shqetësuar kanë takuar kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtirin, të cilin e kanë njoftuar për situatën aktuale në atë pjesë.
Sipas tyre, serbët kanë filluar të ndërtojnë shtëpi në këtë lagje dhe kjo për ta është e papranueshme, sepse asnjë shtëpi e banorëve serbë nuk duhet të ndërtohet përderisa nuk lejohet ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në atë pjesë.
Skender Rama, banor i lagjes “Kroi i Vitakut”, ka kërkuar që shqiptarët nga pjesa veriore e Mitrovicës duhet të kenë mbështetjen e nivelit qendror.
“Ne si banorë të kësaj lagjeje kemi qenë gjithmonë për bashkëjetesë, mirëpo asnjë shtëpi e banorëve serbë nuk duhet të ndërtohet përderisa nuk lejohet ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve dhe ndërtimet e serbëve duhet të ndalohen në çdo mënyrë. Nëse nuk ka fuqi shteti, institucionet e vendit, atëherë këtë do ta bëjmë vetë, sepse nuk lejojmë të ndërtohen shtëpi për serbët që nuk kanë jetuar kurrë këtu”, ka thënë në mes tjerash Rama, shkruan më tutje Gazeta “Zëri’.
E në anën tjetër kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka siguruar se nuk do të lejohet asnjë serb që nuk ka jetuar në veri të Mitrovicës të vendoset në shtëpitë, të cilat janë duke u ndërtuar për serbët.
“Ne do të bëjmë çmos, edhe niveli qendror duhet të jetë i palëkundur në qëndrimin që asnjë serb që nuk ka jetuar në këto hapësira të mos vendoset në këto shtëpi që po ndërtohen për serbët. Këtë nuk do ta lejojmë, sepse Serbia po synon rikolonizimin e pjesës veriore të Kosovës, në veçanti të Mitrovicës. Se Serbia e ka këtë qëllim më së miri e tregon vendbanimi ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan, në të cilin do të vendosen 1500 serbë nga Serbia”.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...