150 mijë vaksina anti-COVID pritet të vijnë si donacion nga Gjermania dhe 500 mijë nga Amerika

12:39 | 27 Gusht 2021
S D

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë që vjen pritet të vijnë 150 mijë vaksina anti-COVID, të cilat sipas tij do të jenë donacion nga Gjermania.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë që 500 mijë të tjera do të vijnë më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Tutje Bislimi i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë që punon nga 16 orë në ditë dhe ata që “po e sulmojnë nuk e zbehin aspak as perkushtimin e Benit e as zotësinë e tij”.

“E hënë (08:00): Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie.

E hënë (11:40): Takim me ministrin Vitia dhe drejtoreshën e USAID në Kosovë – temë diskutimi: angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontigjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator.”, ka shkruar Bislimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme