Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh po e restaurohet tërësisht dhe po shndërrohet në çerdhe për fëmijët e kësaj ane.
Për këtë projekt, Bulliqi bën me dije se janë ndarë 150 mijë euro.
“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh. Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës!”.
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...