Ligji i ri për Rregullat e Trafikut parasheh gjoba më të larta për ata që i shkelin rregullat e komunikacionit.
Rritje pritet të ketë veçanërisht për rripin e sigurisë.
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti thotë se rritja e gjobave nuk ka kuptim pa inteligjencën artificiale.
Ahmeti thotë se ngritja e gjobave duhet të ndodh pasi të instalohet inteligjenca artificiale.
“Po në parim rritja e gjobave nuk ka kuptim pa inteligjencën artificiale. Radarët mobil e statike dhe kamerat pastaj rritja e gjobave. Rritja e gjobave do të ndodhte pasi ta instalojmë inteligjencën artificiale nëse nuk vetëdijesohet popullata”, thotë eksperti i komunikacionit.
Por gjithsesi, ai thotë se nuk është kundër rritjes së gjobave.
“Po në parim nuk jam kundër rritjes së gjobave. Por pas radarëve mobil, statik dhe kamerave”, shprehet Ahmeti.
Në anën tjetër, krimonologu Mensut Ademi thotë se është një masë shtrënguese për të gjithë qytetarët.
“Unë besoj që është një masë ë drejt parandaluese një masë shtrënguese për të gjithë ata qytetarë që vozisin të kenë kujdes nga kjo masë”, thotë ai.
Ademi thotë se me ardhjen e stinës së pranverës, ndërron edhe shpejtësia, dhe se Policia e Kosovës është mundu të jap masa parandaluese .
“Në këtë rast policia e Kosovës është mundu që qytetarëve të Kosovës të i jap masat parandaluese, në kohën kur ndërron sezona, tash ndërron shpejtësia. Kjo është një masë paralajmëruese, besoj që qytetarët mund të edukohen, së paku duke përdor policia si instrument frikën në këtë masë”, shprehet ai.
Tutje, Ademi shton se rripi i sigurisë është për siguri personale, dhe se çdoherë duhet të ketë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
“Rripi është për siguri, personale. Çdo herë duhet pasur kujdes gjatë qarkullimit në rrugë”, përfundon Ademi.
Gjobat që parashihen në Ligjin për Rregullat në Trafik i cili do të jetë në fuqi nga fundi i marsit:
– Nëse e përdorni telefonin gjatë ngasjes, do të ketë 100 euro gjobë dhe një pikë negative, nëse shkelja është për herë të parë.
– Nëse shkela është për herë të dytë, 200 euro gjobë dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative
– Nëse shkelja është për herë të tretë, gjoba është 500 euro, ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj dhe 3 pikë negative
-Shkelësve të ligjit do t’u shqiptohen pikë negative dhe do t’i ndalohet drejtimi i mjetit për një kohë të caktuar, derisa gjoba për mosvendosje të rripit do të jetë 150 euro.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1245 gjoba ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë.
Policia ditë më parë njoftoi se realizimi i këtij aktiviteti është sipas planit ROADPOL, për muajin mars./Arbresh.info./Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...