Për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) pacientët në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen t’i blejnë vetë thjerrëzat dhe materialin specifik që përdoret për këtë ndërhyrje kirurgjike e të cilat po u kushtojnë rreth 150 euro.
Pacientët, të cilët kanë nevojë për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen të blejnë vetë paraprakisht materialin e veçantë, i cili u nevojitet për operim. Ata po duhet t’i sigurojnë vetë thjerrëzat dhe materialin përcjellës specifik, të cilat po u kushtojnë mbi 150 euro.
“Zëri” ka biseduar me drejtorin e kësaj Klinike, Adem Miftari, i cili e ka konfirmuar se pacientët të cilët kanë nevojë për operim (heqjen e kataraktit) po e blejnë vetë shumicën e materialit. Ai ka treguar se si klinikë tashmë kanë bërë kërkesa për këto produkte. “Deri më tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga Barnatorja Qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK-ja (Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës)”, ka thënë ai.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...