Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë angazhimet operative në fushën e sigurisë.
Policia bën të ditur se vetëm gjatë muajit korrik, zyrtarët policorë kanë ndaluar 150 automjete me regjistrim të skaduar gjatë kontrolleve të tyre rrugore.
Qytetarëve që kanë shkelur ligjin rrugor, i’u janë shqiptuar gjoba, duke ju sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.
Komunikata e plotë e policisë:
Komunikatë për media
Gjatë muajit Korrik 150 automjete me regjistrim të skaduar të larguara nga komunikacioni rrugor.
Rajoni i Mitrovicës, 6 gusht 2021
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me angazhimet operative në fushën e sigurisë, ku Njësia e Reagimit të Shpejt vazhdon me angazhim dhe përkushtim maksimal në mbështetje të njësive dhe sektorëve të tjerë në nivel rajoni.
Në mbështetje dhe zbatim të planeve operative “Sezoni veror” 2021, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në vazhdimësi është duke operuar në mbështetje të stacioneve policore në nivel rajoni, ku rezultatet janë evidente si në fushën preventive, po ashtu reaguese, ku vetëm gjatë muajit korrik, zyrtarë policorë të kësaj njësie gjatë kontrollit në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 150 automjete me regjistrim të skaduar.
Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, dhe 150 automjete identifikuara në qarkullim me regjistrim të skaduar u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.
Mbështetja e njësisë së NJRSH-së, po reflekton në parandalim dhe efikasitet në angazhim të përgjithshëm për siguri në trafik dhe rendin publik. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...