Google ADS

15 vjecarja nga Skënderaj humb jetën pasi goditet nga vetura

12:31 | 15 Dhjetor 2017
M. A.

Një vajzë 15 vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në magjistralen Skënderaj-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Tërnavc. Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një vajzë tjetër, raporton Gazeta Express.

“Rreth orës 10:44 një veturë me targa civile ka goditur një këmbësore 15 vjeçare e cila ka ndërruar jetë. Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një vajzë tjetër”, ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e policisë së Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana ka bërë të ditur se vetura ka pasur targa civile ndërsa gjendja e vajzës së lënduar është stabile.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion si dhe vendosjen e pajisjeve dimërore nëpër vetura./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme