15 raste të reja me COVID-19 në Gjilan

18:20 | 26 Gusht 2020
L G

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në komunën e Gjilanit sot ka mbajtur mblrdhjen në të cilën është diskutuar situata me koronavirus në këtë komunë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në komunën e Gjilanit.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Gjilan janë shënuar 794 raste, prej tyre 593 janë shëruar, 170 raste aktive, 31 të vdekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra janë në pritje./Express/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme