Google ADS

15 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë, Shpend Ahmeti jep detajet

21:17 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 3 rastet e reja të konfirmuara në këtë komunë janë nga e njëjta familje që kishte raste dje. Ai bën thirrje që qytetarët të mos relaksohen dhe që të vazhdojnë të mbajnë doreza dhe maska, transmeton arbresh.info.

‘’3 raste te reja në Prishtinë, e që është familja e rastit dje. Në këtë fazë të relaksimit, fokusi duhet të jetë na pajisjet si maskat e edhe dorëzat’’, ka shkruar ai në Facebook.

Në Kosovë sot ishin konfirmuar vetëm tri raste, dhe të gjitha këto ishin në kryeqytet.

Ahmeti bën të ditur se në Prishtinë për momentin janë 15 raste aktive me Covid-19.

‘’Sot në Prishtinë i kemi gjithsejt 15 raste aktive, të gjitha në gjendje të mirë.’’ /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme