Google ADS

5 ‘nderet’ që i bëni organizmit nëse hani përditë luleshtrydhe

11:21 | 5 Prill 2018
Arbresh.info

Është e vërtetë që luleshtrydhet janë ndër frutat me më shumë pesticide, por nëse hani ato të duhurat, pra ato të rriturat në mënyrë natyrale, përfitoni shumë! Ka pesë arsye të vlefshme përse gjatë gjithë pranverës duhet të hani luleshtrydhe!

1. Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare: Luleshtrydhet përmbajnë një lloj antioksidanti, të quajtur antocianinë, që mbron zemrën dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i një grushti me luleshtrydhe çdo ditë ul tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e keq dhe trigleceridet, rrit elasticitetin e arterieve dhe redukton mundësinë e përjetimit të një infarkti miokardiak.

2. Hidratojnë lëkurën: Luleshtrydhja ka në përmbajtjen e saj thuajse 92% ujë, çka e bën një ndër frutat më të këshillueshme nqs keni probleme me dehidratimin gjatë stinës së verës. Përmbajnë minerale të rëndësishme që rregullojnë sasinë e elektroliteve në trup dhe luftojnë humbjen e lëngjeve.

3. Përmirësojnë gjendjen e humorit: Vitamina B1 e gjendur tek luleshtrydhet, njohur ndryshe si ushqimi i preferuar i sistemit nervor, përmirëson gjendjen e humorit dhe nervozizmin.

4. Përmirësojnë shëndetin e lëkurës: Luleshtrydhet luftojnë plakjen e parakohshme dhe balancojnë çrregullimet hormonale në lëkurë. Mund t’i përdorni në maska të ndryshme, por edhe duke i konsumuar çdo ditë do të mund të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

5. Luftojnë kapsllëkun: Luleshtrydhet përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave të tretshme që së bashku me ujin, lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë bakteret e toksinat në traktin digjestiv./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme