Google ADS

15 automjete përfshihen në pesë aksidente, lëndohen 12 persona

11:20 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga aksidentet që ndodhën në rrugën Ferizaj – Prishtinë.

Mëngjesin e sotëm kanë ndodhur pesë aksidentet trafiku, ku janë përfshirë 15 vetura, raporton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja  e policisë Flora Ahmeti, e cila ka treguar 12 persona kanë marrë trajtim parësor mjekësore.

“Me datën 05.08.2020 rreth orës 09:40 ne rrugën Ferizaj – Prishtinë,  kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lëndime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të përfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, tha Ahmeti.

Arbresh.info ju sjell video nga vendi i ngjarjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme