149.3 milionë euro regjistrohen të hyrat tatimore për janar dhe shkurt, 19.6 përqind rritja

16:44 | 7 Mars 2023
E.H

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të hyrat tatimore edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Sipas ATK-së ato kanë arritur në 149.3 milionë euro për muajt janar dhe shkurt.

Kur bëhet krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është 24.4 milionë euro apo 19.6 përqind.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit”, thuhet në komunikatën e ATK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme