Abdixhiku: Kam urdhëruar që kompanitë t’i pastrojnë rrugët gjithë natën

00:48 | 5 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Pas reshjeve të borës në vend, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët, e që ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën

“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton arbresh.info

Tutje, ministri bëri të ditur se ka dalë në terren për të parë mirëmbajtjen e rrugëve e se është në kontakt me përgjegjësit e ministrisë.

“Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara”, shkroi ai.

Postimi i tij i plote;

Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme