Google ADS

1,464 raste aktive me coronavirus në Kosovë

08:15 | 5 Mars 2022
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1.464.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,117.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme