Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot po qëndron në Prizren, me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në manifestimin qendror për nder të këtij përvjetori, Begaj tha se kjo lidhje projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur.
“Historia e kombit tonë të lashtë është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari, për atë çka ne shqiptarët jemi dhe vlerat që ne përfaqësojmë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një prej ngjarjeve të jashtëzakonshme, ku patriotët vizionar u bashkuan për të krijuar një qendresë mbarëshqiptare, kundër shtypjes dhe sundimit”.
“Ishte kjo Lidhje që punoi me të gjitha forcat për ta afirmuar kombin tonë dhe për të kundërshtuar copëzimin e trojeve etnike shqiptare. Ishte kjo besëlidhje që projektoi krijimin e një shteti shqiptar të lirë dhe të pavarur”, u shpreh ai.
Tutje, Begaj u shpreh se kemi përgjegjësi për të respektuar dhe për të mbrojtur trashëgiminë.
“Sot teksa mushen plot 145 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, nderojmë me krenari veprimtarinë e lavdishme të atyre që ëndërruan dhe punuan për kombin tonë shqiptar. Por, ndjenjat e krenarisë nuk mjaftojnë, ne kemi përgjegjësinë për të respektuar dhe për të mbrojtur trashëgiminë, që këto figura historike na lanë neve si trashëgim”, u shpreh tutje ai./kk
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...