Vrasjet e mistershme politike që mund të mos zbulohen kurrë

11:00 | 10 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Krimi politik dhe ekonomik në Kosovë shfaqen në formë të krimit të Organizuar dhe të krimeve ordinere.

Veprimtaritë kriminale të organizuara në formë të krimit të organizuar zhvillohen falë rrethanave në të cilat gjendet Kosova me status të pazgjidhur, ku kanë terren të përshtatshëm të zhvillimit dhe veprimit të tyre, duke qenë burim permanent për destabilizimin e gjendjes së sigurisë.

Avokati Tomë Gashi, në një intervistë për portalin arbresh.info, ka folur rreth rasteve që ai ka pasur si avokat dhe vrasjeve të mistershme politike.

“Kam qenë avokat mbrojtës i një numër të rasteve jashtëzakonisht të rënda apo me peshë të madhe, e dikush mendon se rastet e mija të mëdha në karrierën time juridike mund të jenë mbrojtja e Ramush Haradinajt në Hagë, apo mbrojtja e Fatmir Limajt në Hagë, gjë që nuk është dhe nuk ka qenë në vrasjet më të mëdhaja që unë kam punuar”.

Deri më tani rasti më i rëndëpër Avokatin ka qenë ai i “viktimave tëReçakut”. Por, rasti i  Astrit Deharitpo ashtu është jashtëzakonisht tepër e ndishëm për Tomë Gashin.

“Para rastit të Astrit Deharit, që ka qenë jashtëzakonisht i rëndë, ka qenë përfaqësimi i viktimave të Reçakut në gjykatë, sepse unë i kam përfaqësuar ata në një akuzë kundër një polici serb dhe përfundimisht kemi një aktgjykim për të cilin shumë pak njerëz e dinë, kemi një aktgjykim me të cilin është vërtetuar në mënyrë juridikë masakra e Reçakut dhe jo që të vijmë në situata që ku faktikisht gjatë këtij viti ministrat e Ramush Haradinajt që kanë marrë rrogë dhe vazhdojnë të marrin rroga të majme që e mohojnë masakrën e Reçakut, duke e konsideruar se ata kanë qenë terrorist dhe kanë qenë të vrarë, dhe vrasja e tyre ka qenë e inskenuar se nuk kanë qenë civil. E deri më tani rasti më i rënd është i viktimave të Reçakut, para 3 viteve, por rasti i Deharit është jashtëzakonisht tepër i ndijshëm, e rëndë dhe ka kërkuar punë sistematike ku është përballur me një person dhe me gjithë familjen Deahari”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi, shtoi se tek rasti i viktimave të Reçakut, aty kanë qenë rreth 50 viktima (50 të vrarë), por këta i kanë vrarë forcat serbe, e rasti i Astrit Deharti është vrasje politike.

“Ushtria jugosllave ka vrarë shqiptarë e i ka kthyer në arkivole duke deklaruar se janë vetëvrarë, aty kanë qenë rreth 50 viktima (50 të vrarë), por këta i kanë vrarë forcat serbe, e rasti i Astrit Deharti, ka qenë krejtësisht kundër sepse ai është vrarë 17 vite pas fitimit të lirisë dhe është vrarë 8 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e kështu që shqiptari ka vrarë shqiptarë dhe është vrasje politike. Organet shtetërore të Kosovës, ti identifikojnë më emra dhe mbiemër ti qesi para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e vrasjeve dhe se shteti kur dëshiron mund t’i zbuloj dhe gjithçka të dijë dhe mundet të përfundoj gjithçka në formë ligjore, po kur shteti është i manipuluar, pra kur flasim për prokurorinë, gjykatën dhe për hetuesinë e policisë, atëherë besoj që ndikimet politike kanë shkatërruar gjithçka në Kosovë, sa që njerëzit nuk besojnë”, ka thënë avokati Gashi.

Avokti Gashi, ka përmendur tri vrasjet e mistershme politike pas luftës.

“Ne kemi tre raste që qëllimisht i kanë manipuluar edhe opinionin edhe familjet e tyre, për shkaqet që ata i dinë dhe të gjitha ato kanë qenë me qëllime të caktuara, pra qëllimet nuk kanë qenë të  njëjta që opinioni i din Rasti i Astrit Deharit, është fshehur, duke tentuar të jetë vetëvrasje ku në fakt është vrasje. Rasti i DinoHasanaj, është rasti i madh për opinionit, por familja e tij, beson që ka qenë vrasje, dhe është mbyllur si vetëvrasje, e duke qenë të frikësuar e duke mos kërkuar për ekspertiza të tjera jashtë territorit të Kosovës, dhe është mbyllur në atë shpejtësi të madhe, sa që edhe ai është varrosur në një shpejtësi tepër të madhe. Për këtë rast kemi pasur deklarime të çmendura jo normale, jo të ligjshme të mjekësisë ligjore nëpër televizione të caktuara, që ta bindin opinioni publik, kinse, Dino Hasanaj është vetëvrarë.”

Ai përmend edhe një rast tjetër si të mistershëm për rrethanat se si ka ndodhur vrasja.

“Rasti tjetër është “rasti i Hamdi Sopës”, ku pushteti kriminal i ka arrestuar gruan edhe dy vajzat e rritura, kinse kanë vrarë babain e tyre, respektivisht bashkëshortin e tyre, kinse, e kanë gjuajtur në një lartësi të 30 metrave në Aktash, të Prishtinës, në banesën e tyre, dhe ky rast pas shumë kërkesave dhe pas shumë ekspertizave që janë bërë ka përfunduar ashtu siç ka qenë prej fillimit që ka qenë një incident, por definitivisht ka qenë vrasje, dhe për çudi rasti i prokurorëve, rasti i hetueseve policor dhe një pjesë e avokatëve kanë qenë të njëjtë të Dino Hasanjat dhe rasti Sopa, ku kanë dashur ti sjellin në çmenduridt vajzat e rritura dhe nënën e tyre, po ashtu kanë bërë presion ku për pak nëna e tyre ka pranuar diçka të pamundur që “kinse”, e ka vrarë bashkëshortin e saj për t’i shpëtuar vajzat e saj”, ka thënë avokati Gashi.

Avokati Tomë Gashi tha se këto kanë qenë këshilla të hetuesve dhe disa të tjerëve, të cilat ajo i ka dëgjuar, por është diçka tepër trishtuese dhe beson që në sistemin juridik kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, të cilat kurrë nuk do të zbulohen, por do te vije dita ku secili do të ngritet në nivelin e detyrës së vet, duke përfshirë edhe prokurorë, gjyqtarë dhe avokat që mos te lejojnë që rastet e rënda të tilla të mbulohen apo të mbyllen pa u gjetur e vërteta./E.Ballazhi/arbresh.info/

“>

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme