Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzetenjë (141) aktakuza kundër dyqindedy (202) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...