Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.
Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 141 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërsa, 30 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 111 të tjera me dëme materiale.
Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1539 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit. /arbresh.info/
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric