Google ADS

14 vjet nga aksidenti tragjik i helikopterit të Armatës së Maqedonisë së Veriut

08:51 | 12 Janar 2022
A. B.

Me vendosjen e luleve në përmendoren në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohen 14 vjet nga fatkeqësia e helikopterit, ku tragjikisht e humbën jetën 11 pjesëtarë nga përbërja e Vingut ajror të Armatës.

Lule do të vendos një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatëmadhorisë së Armatës, të përbërë nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zëvendësi i shefit të Shtatëmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini.

Lule do të vendosin edhe delegacione nga Kabineti i presidentit të shtetit dhe komandanti suprem i Armatës, nga Komuna e Petrovecit, Komanda për operacione, VING-u ajror, Brigada e parë këmbësorike dhe anëtarët e familjeve të ushtarëve të ndjerë.

Paraprakisht, pjesëtarët e VING-ut ajror do ta shënojnë përvjetorin nga fatkeqësia e helikopterit me vendosjen e luleve në përmendoren para Komandës në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme