Më 10 shkurt të vitit 2006, Fatmir Sejdiu u zgjodh president i Kosovës.
Ku me 80 vota për, 12 kundër dhe 17 të pavlefshme, Sejdiu mori postin e kryetarit të vendit.
Sejdiu ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që ta vazhdonte mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Por, mandatin e tij pesë vjeçar, Sejdiu nuk mundi ta përfundonte ashtu siç është e paraparë edhe me Kushtetutë të Kosovës.
Më 27 shtator të vitit 2010, ai dha dorëheqjen e tij nga ky posti i presidentit pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese konstatonte se Sejdiu kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.
Sejdiu e bëri publik vendimin e tij për dorëheqje gjatë një konference për media ku tha se postin e presidentit e kishte ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.
Ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës./arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA