Në oborrin e Kuvendit të Kosvës sot është hapur ekspozita me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në hapjen e ekspozitës morri pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani- Sadriu, së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë.
Kjo ekspozitë organizohet për të ilustruar shpresat dhe nevojat e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.
Presidentja Osmani bëri thirrje për të dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë, e kudo në botë, do të ishte solidarizim bashkëndjenjë dhe rreshtimi më i sinqertë përkrah atyre, tek të cilët kujtimet e luftës rikthehen me çdo frymarrje si dhe atyre që s’janë më me ne.
“Sot 23 vite pas luftës në Kosovë kur ne shpresonim se Evropa e bota, nuk do zgjohej më me imazhe e me dhimbje në sy të vajzave e grave, por jo vetëm, dhimbja dhe trishtimi zuri vend sërish në kontinentin tonë. Sot shumë gra në Kosovë bashkëndjejnë dhe e kuptojmë më së miri dhimbjen, trishtimin, e zhgënjimin që janë duke e përjetuar vajzat dhe gratë në Ukrainë, por edhe në vendet e tjera të botës. Historia ka dëshmuar se e mira dhe e drejta triumfojnë gjithnjë”, deklaroi Osmani.
Shyhrete Tahiri, në emër të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, paraqiti kërkesat që i preokupojnë këtë kategori dhe nevojën për mbështetje nga institucionet.
“Bashkë me organizatës e platformës ‘Bëhu zëri im’, në këtë datë të veçantë, i bëjm ftesë presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti që 14 prilli të njihet si ditë zyrtare, të shqyrtohen ndryshimet ligjore për të mbijetuarit të dhunë seksuale”, deklaroi ajo.
Feride Rushiti, udhëheqëse e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, renditi pikat kryesore që organizatat jo qeveritare kërkojnë mbështetje nga Presidenca dhe institucionet përkatëse.
“Të ndryshohet emërtimi i Komisionit Qeveritar, nga ‘verifikim’ në ‘njohje’ e statusit. Të mos kufizohet afati i aplikimit, por të jetë e drejtë e përhershme. Të drejta të barabarta sikurse e kategorive tjera të dala nga lufta, dhe duam edhe mbështetjen e presidentes Osmani për këtë çështje”, deklaroi Rushiti.
Pas fjalimeve të pranishmit u ftuan që të ndiqet ekspozita bashkë me presidenten Osmani dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.
Llogaritet që në tërë vendin janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin.
14 prilli, Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shënohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit