Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre. Pajisjet dimërore parashihet të ndikojnë më shumë në sigurinë e komunikacionit gjatë reshjeve, mjegullave, ngricave etj. Ky apel vjen pasi numri i aksidenteve fatale në komunikacion është shtuar kohëve të fundit. Vetëm gjatë muajit nëntor vdiqën 14 persona në aksidente të ndryshme.
Muajin e kaluar (nëntor) gjetën vdekjen 14 persona në aksidente të ndryshme në komunikacion, apo dy herë më shumë sesa në muajin tetor, gjatë të cilin vdiqën 7 persona.
“Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin nëpër rrugët tona. Drejtuesit e automjeteve të posedojnë pajisje dimërore të parapara sipas ligjit të trafikut”, tha Daut Hoxha nga Policia e Kosovës për Gazetën Express.
Policia çdo ditë shqipton qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.
Policia vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve dhe krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë. / Gazeta Express
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...