Drejtori i Qendrës Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arbër Tolaj, ka theksuar se nga ngricat që janë paraqitur ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të borës, ata që kanë pësuar fraktura, janë personat e moshës së shtyrë.
Ai ka thënë për Telegrafin se regjionet e trupit që janë paraqitur më së shumti lëndime, janë ekstremitetet e poshtme.
“Mund të them se janë kërdhokullat, si pjesë më të dobëta, shtoja kësaj faktin se kemi të bëjmë me persona më të moshuar”, ka shtuar Tolaj.
Sipas tij, gjatë këtij vikendi, 14 persona kanë marrë trajtime mjekësor në QKUK, duke shtuar se te një pjesë e tyre ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Ai ka porositur qytetarët, me theks të veçantë ata që janë në moshë të tretë që të kenë kujdes më të shtuar gjatë këtyre ditëve dhe t’i evitojnë daljet e panevojshme.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...