14 pacientë nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se aktualisht në këtë qytet janë 149 raste aktive të infeksioneve.
Ndërkaq, në hospitalizim janë 32 pacientë.
Postimi i plotë i Hazirit:
Nga rezultatët e fundit të IKSHP, u informuam për 11 raste të reja pozitive me COVID19, në Gjilan. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 446, të shëruar janë 283, 149 janë raste aktive, në hospitalizim janë 32 pacientë, derisa fatkeqësisht, brenda katër muajve kanë vdekur 14 gjilanas.
Ju lutem, kujdesu nga infeksioni me #COVID-19. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4392008530839512/?type=3&theater
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?