Fituesi i çmimit Nobel kërkon mbështetje për gratë të dhunuara gjatë luftës: Burrat të ndihen fajtor që nuk arritën t’i mbrojnë

10:33 | 11 Nëntor 2019
V. S.

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018 Dr. Denis Mukwege ka vizituar Kosovën në rastin e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ai ka folur për përvojën e tij me personat e mbijetuar të dhunës seksuale në botë, shkruan arbresh.info.

Mukwege ka shtuar se gratë e dhunuara nuk duhet ndjere keq pasi ato nuk janë fajtore.

“Gratë në Kosovë dhe më të gjithë botën nuk duhej të ndihen fajtore për Të çfarë ju ka ndodhur, faktorë në këtë rast duhet të jenë burrat sepse ata në fajt nuk kamë arritur t’i mbrojnë. Kjo formë gjatë luftërave ka ndeshur duke tentuar që të largohen populli nga ai shtet”, ka thënë ai.

Doktori ka shtuar se numri i burrave të dhunuara gjatë luftës është shumë fish ma i vogël.

“Në botë numri i burrave të dhunuar është shume i vogël, mesatarisht 1-2% në krahasim në gratë”, ka shtuar ai.

E sipas tij pavarësisht këtij numri të vogël, shumica e këtyre burrave përfundojnë me vetëvrasje ndërsa gratë arrijnë ta përballojnë dhe jetojnë edhe pas kësaj sfide./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme