Google ADS

137 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

15:14 | 22 Dhjetor 2020
Arbresh.info

137 persona janë prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, shkruan arbresh.info

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme