Shumica e qeverive të BE-së, në krye me Italinë, kanë kërkuar të martën që të përmbushet premtimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat ndodhen përballë një shtyrjeje të re të anëtarësimit në bllok, shkaku i kundërshtimeve nga Evropa Veriore.
Ministrat për Evropën janë takuar në Luksemburg, pothuajse një vit pas ditës kur papritur e shtyjnë vendimin për t’i hapur negociatat me këto dy shtete, duke hedhur dyshim mbi strategjinë e BE-së për Ballkanin me gjithë praninë gjithnjë e më të madhe të Rusisë dhe Kinës në rajon.
“Duhet ta mbajmë momentumin”, ka thënë George Ciamba, ministri rumun për Çështje Evropiane. Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero ka thënë se duhet të ketë marrëveshje përfundimtare të martën, transmeton Reuters.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritur që ministrat e bllokut ta japin dritën e gjelbër gjatë takimit në Luksemburg. Një gjë e tillë do t’ia hapte rrugën miratimit të fillimit të negociatave nga liderët e BE-së gjatë samitit në Bruksel, të enjten.
Shtetet që kërkojnë dritën e gjelbër për bisedime, përfshirë grupin prej 13 shteteve, prej Italisë e deri tek Polonia, thonë se BE-ja me shtyrje të re e vë në pikëpyetje kredibilitetin e vet, transmeton Koha.net.
“Është më interesin e BE-së… nëse duam ta dëshmojmë se jemi palë me ndikim në botë, nëse duam ta dëshmojmë se e kemi marrë seriozisht zgjerimin”, ka thënë të hënën Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak./koha.net
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...