Google ADS

34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur në një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

13:23 | 28 Dhjetor 2023
KRG

Një 34 vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë-Lipjan.

Rastin për Arbrsh.info e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaroi ajo.

Ndërsa sipas asaj që aludohet në media, thuhet se e ndjera ishte duke qëndruar aty me të dashurin dhe pas një fjalosje mes çiftit është hedhur nga dritarja.

Të ngjashme