Vetëm në muajin janar të këtij viti janë paraqitur 130 raste të reja me kancer në Kosovë.
Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, (QKUK), Ilir Kurteshi.
Ai thotë se, disa nga ta kanë qenë të infektuar edhe me COVID-19, por që sipas tij e kanë kaluar me simptoma të lehta.
“Në muajin janar kanë qenë 130 raste të reja me kancer. Ndër ta ka pasur edhe të infektuar me COVID-19, por që e kanë kaluar me simptoma të lehta”, thotë ai.
Kurteshi thotë se viti 2021 u përmbyll me 1610 raste me kancer.
Megjithatë, sipas tij, gjinia femërore ka dominuar në vitin 2021 me kancer.
“Viti 2021 u përmbyll me 1610 raste të reja. Një numër i madh i personave me kancer kanë qenë femra. ”, thotë Kurteshi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Kujtojmë se, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.
Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën./arbresh.info/
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure