Kjo ditë, më e rëndësishmja në historinë tonë, është sublimim i aspiratave dhe idealeve shekullore për shtetin tonë.
Kështu ka shkruar në një postim në facebook, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, raporton arbresh.info
Me rastin 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Veliu ka shpërndarë një foto ku ai nënshkruan deklaratën Pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Shteti ynë, Kosova sot shënon 13-vjetorin e Pavarësisë. Kjo ditë, më e rëndësishmja në historinë tonë, është sublimim i aspiratave dhe idealeve shekullore për shtetin tonë.
Liria që gëzojmë sot erdhi si rezultat i përpjekjeve, sakrificave të shumë brezave, luftës sonë çlirimtare dhe përkrahjes së aleatëve tanë.
Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë.
Kujtojmë arkitektin dhe ikonën e pavarësisë, presidentin Historik Dr.Ibrahim Rugova, i cili e bëri realitet vizionin për Kosovën shtet sovran, të lirë e demokratik.
Urime Dita e Pavarësisë!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!/arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...