Google ADS

13 vjet nga vendimi i GjND-së, Osmani: Një thirrje për vendet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës

13:45 | 22 Korrik 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi pavarësinë e Kosovës.

Osmani, ka thënë se ky moment duhet të jetë pikëreferimi për vendet që akoma nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

“13 vjet më vonë, kjo pikëreferimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, shkroi Osmani në rrjetin social Twitter.

Sot bëhen 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada./Arbresh.info/

Të ngjashme