Google ADS

13 vjet nga themelimi i Inspektoratit Policor të Kosovës

11:33 | 3 Korrik 2019
arbresh.info

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka mbajtur sot një ceremoni me rastin e 13-vjetorit të themelimit të saj. Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashid Qalaj, ministri i Punë të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandat e përfaqësues të sigurisë, e përfaqësues tjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Me këtë rast ushtruesja e detyrës së kryeshefit të  IPK-së, Miradie Kelmendi, theksoi se Inspektorati Policor gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i  kontrollit dhe mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës për të siguruar siguri tek qytetarët.

“Kaluan 13 vite, që Inspektorati Policor ka siguruar efekte profesionale, dhe ky është një mision në luftimin e dukurive negative, duke siguruar një polici sipas standardeve Evropiane. Inspektorati Policorë ka arrestuar 59 polic të trafikut rrugorë,  për keqpërdorim të detyrës zyrtare,  e 22 polic kufitar“, bënë të ditur Kelmendi.

Ajo në fund tha se në agjendë ka luftimin e korrupsionit, dhe zotohet se do të eci në hapa të sigurt, sepse ka kapacitet profesional dhe organizativ në sigurinë e shtetit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në këtë ceremoni u shpreh se kjo ngjarje është me rëndësi, sepse Policia po bënë punën e saj dhe mburret me ta.

“Një ngjarje e tillë si kjo e sotshmja, është me rëndësi. Neve gjithmonë na sheh dikush, për punë tonë, por edhe policia ka parametrat e punë së saj, unë mburrem me Inspektoratin Policor për punën e tyre. Në Kosovë, po ashtu ka institucione të reja e që ne jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin“, u shpreh Haradinaj.

Gjithashtu në këtë ceremoni u nda medalje edhe përfaqësues e ICITAP-it amerikan  Kimberly Riffe e  cila nga Inspektorati Policor pranoi një mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm drejt fuqizimit të IPK-së, për prokurorin, Sylë Hoxha, dhe përfaqësues të tjerë që ndihmuan Inspektoratin Policor.

Vlen të theksohet se misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme