13 vite nga vendimi i GjND-së, Krasniqi: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik

15:23 | 22 Korrik 2023
K.B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se 13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Krasniqi ka thënë se edhe sot kujtojmë dhe nderojmë luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik. Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Kreu i PDK-së tha se është krenar sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës./Arbresh.info/

Të ngjashme