13 viktima dhe 1.901 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:16 | 24 Gusht 2021
S D

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 901 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbreash.info/

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.

Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme