Milor Belegu është viktima e fundit që ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Ai edhe pse u aksidentua më 19 gusht, për një javë u trajtua në QKUK. Kurse gjatë natës së mbrëmshme Policia u njoftua për vdekjen e tij.
Por, me kushtet e vështira të punës po ballafaqohen shumica e punëtorëve në sektorin privat.
Si pasojë vetëm gjatë këtij viti 13 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Azemi ka thënë për lajmi.net se punëtorët që në shumicën e rasteve janë edhe me fakultete, detyrohen të punojnë në objektet e larta të banimit.
Ai zotohet se për këtë gjendje dikush do të jap llogari.
“Saktësisht janë 13 punëtorë që kanë vdekur deri në këtë vit në vendin e tyre të punës. Këtë vit ka qenë dukuri shumë të shpeshtë me vdekjen e punëtorëve të moshës së re, kjo pasi punëtorët edhe pse të kualifikuar edhe me fakultete ata obligohen të punojnë në ndërtesa 7-8 katëshe. Për këtë duhet të jap llogari dikush”, thotë Azemi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se kushtete e punëtorëve vetëm po përkeqësohen.
“Realisht ne kemi bërë presione pandalshëm për krijimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat, por edhe qeveria e kaluar dhe as e tashmja nuk e kanë bërë as punën më të vogël për përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Fatkeqsisht e kam thanë që kushtet vetëm sa po përkqesohen pasi nuk po përkujdeset askush, vetë fakti që ende në Kosovë paguhen me 130 e 170 euro, tregon se qeveria nuk e ka bërë as lëvizjen minimale, mos të flasim për kushtet e punës”, ka thënë tutje Jusuf Azemi.
Azemi ka përmendur edhe premtimet siç i ka cilësuar ai të harruara nga qeveria, dhe marrëveshjet që i kanë nënshkruar. Por që thotë se kanë mbetur në sirtar.
“Punëtorët më nuk po e dëgjojnë as ministrin e as kryeministrin, ata po i dëgjojnë vetëm rrugën e tyre sepse ka humb vullneti dhe dëshira që mund ta mbajnë një puëntor ashtu si duhet. Dhe vet fakti që nuk e kemi asnjë lëvizje nga qeveria. Edhe ato që i kanë premtuar gjatë fushatave dhe marrëveshjeve që kemi nënshkruar është definitvisiht është injoruese që nuk vlen të mirret me të”, ka thënë ai.
Azemi ka përmendur edhe kërkesat enorme të punëtorëve që të largohen nga Kosova
Thotë se vetëm vitin e kaluar 43 mijë persona kanë përfituar viza pune nga ambasada gjermane.
“Kjo është shumë e keqe. Gjendja është skllavëruese. Vërtetë punëtorët që kanë qenë të kualifikuar ata veç po kin nga Kosova. Është e kot tash që të bëhet lëvizje pasi gjendja ka shku aq larg saqë nuk mund të kthehen punëtorët që një herë e përgjithmonë kanë dalur nga Kosova. Vetëm vitin e kaluar ka pasur mbi 50 mijë aplikime vizat të punës, duke përfituar mbi 43 mijë veta”, ka përfunduar Jusuf Azemi.
Qeveritë e Kosovës që nga paslufta edhe pse disa herë janë zotuar për përmirësim të kushteve të punëtorëve, premtimet e tyre kanë mbetur vetëm në letër.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...