Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se do të përpiqet të flasë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka njoftuar se do të rritë lobimin për pavarësinë e Kosovës.
“Do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët kanë detyrim të mos lobojnë për njohje ose çnjohje”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Sipas tij, Turqia është fuqi e madhe dhe Erdoğan është një udhëheqës i madh.
“Ai është shumë i fuqishëm, ndërsa ne nuk jemi, por besoj se do të zbusë pak pozicionin e tij. Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të luftojë për vendin e saj”, shtoi Vuçiç.
Presidenti i Serbisë gjithashtu tha se nëse dikush fillon veprimin e njohjes nga 1 shtatori, Serbia do ta kundërshtojë atë./AA/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...