Rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton arbresh.info.
Si pasoj e këtyre të shtënave janë plagosur dy persona, njëc mashkull me inicialet N.S 33 vjeçar dhe një femër me inicialet R.C 19 vjeçare.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat N. S , 33 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, R.C, 19 vjeç, femër, shtetase Kosovare , (e lënduar lehte)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të plagosurit, menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga të plagosurit N.S, nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, QKUK-ja ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.
Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.
Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë. /Arbresh.info
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...