Rasti i Dafina Zhubit, prokuroria në pritje të analizave të gjakut nga shtetit zviceran

09:05 | 2 Shkurt 2018
L G

Më 17 shkurt bëhen dy vjet nga vdekja misterioze e Dafina Zhubit, mirëpo, Prokuroria e Shtetit ende nuk ka arritur t’a zbardh këtë rast.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për Arbresh.info ka pohuar se janë në pritje të ekzaminimit toksikologjik të shkresës së lëndës nga shteti i Zvicrës.

Sipas Lumezit shumë shpejt prokuroria do ia dërgoj shtetit zviceran edhe analizat e gjakut dhe mostrat e marra nga trupi i Dafina Zhubit për ekzaminim, dhe pas marrjes së këtyre rezultateve do të vazhdohet me hetimin e këtij rasti.

I kemi përkthyer krejt në gjuhën zvicerane ju kemi dërguar, tani po presim vetëm t’ua dërgojmë edhe analizat e gjakut dhe mostrat tjera që i kemi marrë nga trupi i viktimës në ekzaminim të mëtutjeshëm në shtetin e Zvicrës dhe pastaj varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve do të vazhdohet procedura penale, për momentin e kemi pezulluar procedurën penale deri sa t’i sigurojmë këto prova në shtetin zviceran”, është shprehur kryeprokurori Lumezi.

Ndryshe, 35 vjeçarja Dafina Zhubi është gjetur e vrarë në një banesë në lagjen Emshir.

Fillimisht si i dyshuar për këtë rast ishte marr i dashuri i Zhubit, Astrit Dibra, mirëpo më vonë ai u lirua, me arsyetim që nuk ka prova kundër tij./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme