Të pakt janë ata që e dinë se himni i Kosovës ka edhe një tekst.
Himni shtetëror i Republikës së Kosovës të mërkurën e 17 shkurtit do t’i bëjnë 13 vjet.
Po atë ditë, të acartë, u shpallë edhe pavarësia e Kosovës.
Himni i Kosovës, propozimi me shifrën “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.
Ky tekst që flet për atdhe-dashurinë si vend i të parëve për shkak të pakos së Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar në atë botë që të heq tekstin e këngës dhe të zyrtarizojë vetëm melodinë.
Por vargjet e tij, për arbresh.info i ka kënduar, Diellza Dedushi.
E shoqëruar në piano nga sopranoja, Elife Podvorica – Jashari, ky tekst me vargjet dhe melodinë e tij të ngjallë frymën e atdhedashurisë.
E si një takstë që identifikon Kosovën, sopranoja Jashari, vlerëson që do të ishte mjaft mirë që ky tekst të interpretohet.
E Dedushi, shprehet e ngazëllyer që interpretoj një tekst të tillë.
Kosova sot feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe për gjithë këto vite asnjëra Qeveri nuk është angazhuar politikisht të heqë barrierat për zyrtarizimin e një teksti për himnin shtetëror. /V.Selimi/arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës