Pas raportimit të arbresh.info, Policia dënon shoferin i cili po lëvizte me targa të Serbisë pa stikersa në Prishtinë

10:05 | 30 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës, ka identifikuar shoferin e veturës me targa nga Serbia, e cila po lëvizte pa vendosjen e stikersave në tablat, foton e të cilës a ka raportuar arbresh.info.

Policia thotë se i ka shqiptuar gjobë shoferit, dhe ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunim.

“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qyqarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Lexo edhe

Shoferi nga Serbia nuk vendos stikersat në tabelë, pastron nga balta pjesët ku shihen simbolet shtetërore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme