Lideri i iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq është vra nga bashkëkombësit e tij për qëllime politike dhe larje hesapesh mes grupeve kriminale në Veri.
Kështu deklaron njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku për portalin Arbresh.info.
“Oliver Ivanoviqin e ka vra shteti i Serbisë me Listën Serbe për mos me kanë ky pjesëmarrës me pushtet në Asociacionin e Komunave Serbe. Kjo është qërim hesapesh mes serbëve, pushtetit serb dhe serbëve këtu, ose qërim hesapesh mes bandave kriminale, sepse Oliver Ivanoviq ka mundur t’u pengoj diçka, pasi ai ka pasur disa deklarata më ofruese, jo me pranuar Kosovën, por serbët e Kosovës me zgjedh fatin e tyre në Kosovë pa Serbinë,”, është shprehur Maloku për Arbresh.info.
Ai thotë se fakti që Ivanoviq ka qenë më i moderuar se të tjerët, dhe kjo ka bërë që vetë serbët të mos e duan atë.
Maloku përjashton çfarëdo acarimi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se shqiptarët nuk kanë gisht në këtë vrasje.
“Serbia nuk mundet kurrqysh me ua hedh fajin shqiptarëve për vrasjen e Ivanoviqit, sepse edhe Bashkësia Ndërkombëtare e din këtë, vetëm KFOR-i i ka 29 shërbime sekrete në Kosovë. Pra mos të mashtrohen as shqiptarët se munden rastësisht me pështy për ballkoni e mos me ditë ndërkombëtarët. Ma merr mendja që rasti veç është i zbardhur në shërbimet relevante inteligjentë ndërkombëtare.
Maloku foli edhe për raportin e Departamentit Amerikan të shtetit, në të cilin raport dy ditë më parë u paralajmëruan trazira në Kosovë, sidomos në Veri të Mitrovicës.
“Unë e përcolla atë raport. Ata kanë pasur indikacione se do të vrahet dikush, por jo kush, kjo është mënyra e komunikimit të shërbimeve sekrete me qendrën dhe kjo e fundit ka thënë që shtetasit amerikan mos mu dok disa ditë në Amerikë”, thotë ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim në shumën prej 10 mijë euro për cilin do person që jep informacione lidhur me kryesit e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Ivanoviq u vra mëngjesin e sotëm para selisë së partisë së tij, duke u qëlluar katër herë. Derisa i njëjti u vra me një armë me zhurmëmbytës, pikërisht para se të hynte në vendin e tij të punës. Dyshohet se arma që u përdor në vrasjen e tij ishte zhurmëmbytës.
Në një intervistë në shtator të vitit të kaluar për gazetën e njohur “Vreme”, Ivanoviq kishte bërë një alarm të fortë, por që është injoruar. Ai e kishte përshkruar situatën në Mitrovicën e Veriut si “tejet të tensionuar”, duke theksuar se popullata është e tmerruar dhe mbretëron një frikë e madhe. Por, thekson ai, “këta njerëz nuk frikohen nga shqiptarët, porse nga serbët”./Gita Lushi/Arbresh.info
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...