Disa zyrtarë të lartë mund të përballen me aktakuza brenda këtyre gjatë muajve.
Kështu ka thënë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për “Arbresh.info”.
Sipas të parit të Prokurorisë së Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Kosovës janë duke hetuar disa raste të korrupsionit, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë.
“Kemi shumë raste në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, por edhe në Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Prokurorisë Themelore që janë duke i hetuar disa raste të rëndësisë së lartë”, thotë Lumezi.
Kryeprokurori nuk tregon emrat e zyrtarëve që po hetohen, mirëpo thotë që brenda periudhës së parë të këtij viti do të mësohet kush janë ata nëse ka fakte për ngritje të aktakuzës.
“Nuk mund të them kush janë ata persona, por janë në fazën e hetimeve dhe shpresoj që gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti do të dalim me përfundimin e këtyre rasteve dhe varësisht nga provat, nëse ka prova që do të vërtetojnë se personat konkret kanë kryer veprat penale, atëherë do të dalim me aktakuza, mirëpo nëse nuk mund t’i vërtetojmë ato fakte të cilat i kemi, do të mbyllen dhe do të pushojnë hetimet”, thotë Lumezi.
Ai thotë se është i kënaqur me punën e prokurorëve, pasi sipas tij, vitin e kaluar secili prokuror në Republikën e Kosovës e ka tejkaluar normën e paraparë orientuese. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...