Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për çështjen e mos udhëtimit të tij në SHBA në një ngjarje në shtetin e Iowa’s. Ai ka thënë se zyra e tij ka aplikuar për vizë, por ambasada amerikane nuk i ka dhënë përgjigje.
“Zyra jem ka apliku, janë disa ngjarje në të cilat kam qef me shku. Nuk kam marrë përgjigje . Kur t’ma japin shkoj” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.
Haradinaj është pyetur nëse kjo është një ndëshkim ndaj tij, për shkak të qëndrimit ndaj Gjykatës Speciale, por ai nuk e ka ndërlidhur me këtë.
Duke folur për cështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj ka thënë se nëse iniciativa e deputetëve shkon në Kuvend, AAK do të votojë pro.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë