Mbi 30 gjyqtarë dhe prokurorë janë hetuar gjatë vitit të kaluar nga Zyra e Prokurorit Disiplinor me pretendimet se të njëjtit kanë kryer sjellje të pahijshme, raporton Arbresh.info.
Ndaj 28 gjyqtarëve dhe 8 prokurorëve, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të ZPD-së, Zef Prendrecaj kjo zyrë ka hapur hetime disiplinore, ku pas hetimeve të kësaj zyre 14 raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Prej 28 hetimeve disiplinore të zhvilluara, ZPD 14 raste i ka dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të KGJK-së për të hapur procedurën disiplinore ndaj tyre për sjellje të pahijshme. Kurse 8 raste pas zhvillimit të hetimeve disiplinore janë mbyllur për shkak se nuk është gjetur sjellja e pahijshme”, thotë Prendrecaj.
Sipas tij, kjo zyrë në vitin 2017 i ka përcjellë disa ankesa me pretendime për vepër të mundshme penale në kompetencë të Prokurorisë.
Prendrecaj, thotë se ZPD ka hapur dhe ka zhvilluar 8 hetime disiplinore ndaj prokurorëve për sjellje të mundshme të pahijshme, dhe prej këtyre 8 rasteve, 6 prej tyre kanë përfunduar me procedurë disiplinore.
“Prej 8 hetimeve disiplinore të zhvilluara, ZPD 6 raste i ka dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të KPK-së për të hapur procedurën disiplinore ndaj tyre për sjellje të pahijshme. Kurse 2 raste pas zhvillimit të hetimeve disiplinore janë mbyllur për shkak se, nuk është gjetur sjellja e pahijshme”, tha Prendrecaj.
Krejt këto masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë kanë ardhur si pasojë e 500 ankesave të qytetarëve për thyerjen e masës disiplinore të këtyre zyrtarëve.
“Në vitin 2017, ZPD ka pranuar dhe ka vendosur 500 parashtresa/ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për sjellje të mundshme të pahijshme. ZPD ka pasur një numër përafërsisht 100 raste që janë bartur nga viti 2016 dhe që janë kryer në vitin 2017. Kurse edhe nga viti 2017, janë bartur një numër i parashtresave që kryesisht janë pranuar në ZPD në fund të vitit 2017, në vitin 2018 dhe këtë muaj po bëjmë përpjekje t’i përfundojmë.”, shprehet shefi i ZPD-së.
Sipas tij, rastet e trajtuara nga ZPD-ja, janë të natyrave të ndryshme, që ndërlidhen me sjelljet e mundshme të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, konform Kodeve të Etikës Profesionale për Gjyqtar, Prokuror dhe ligjeve përkatëse.
Në këtë rast ankesat sipas Prendrecajt ishin për vonesat apo neglizhencat e ndryshme gjatë trajtimit dhe vendosjes së lëndëve gjyqësore/prokuroriale; moskryerja e mundshme e funksionit gjyqësor/prokurorial në mënyrë të pavarur dhe të paanshëm; konflikti i mundshëm i interesit; sjelljet jo të mira në raport më palët gjatë procedurave gjyqësore/prokuroriale./ Gita Lushi/ Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...